TIRANE- Thellim te bashkepunimit ne fushat me interes reciprok mes vendit tone dhe Egjiptit kane konfirmuar sot kryeministri Sali Berisha dhe ambasadorja e Egjiptit Amina Gomma, gjate takimit me rastin e përfundimit të detyrës se saj ne Shqiperi.
Gjate takimit mes tyre, Berisha e falenderoi ambasadoren Gomma për bashkëpunimin e shkëlqyer që qeveria shqiptare ka pasur me ambasadoren gjatë kësaj periudhe dhe për kontributin e saj në forcimin e zgjerimin e marrëdhënieve e të miqësisë midis dy popujve e vendeve.
Në takim u vlerësua miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve e qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, me interes reciprok.
Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha shprehu falenderimet për mbështetjen që Egjipti dhe Fondi Egjiptin i Bashkëpunimit Teknik ka dhënë e vijon të ofrojë në një sërë projektesh të rëndësishme, për kualifikimin e nëpunësve të administratës shqiptare.
Ambasadorja Gomma i shprehu Kryeministrit vlerësimet për zhvillimet e mëdha që Shqipëria ka njohur gjatë kësaj periudhe, si dhe e uroi për arritje të tjera në misionin dhe punën e qeverisë për zhvillimin e modernizimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
© Panorama.al











