Berisha: Gjuha shqipe të ndahet nga letërsia

Sep 5, 2012 | 11:25

TIRANË- Vëmendjen e merituar ndaj gjuhës shqipe si lëndë lider në mësimdhënien tonë ka kërkuar kryeministri Berisha. Ai ka kërkuar nga ministri i Arsimit të merren masa për transformimin e plotë të kurrikulës dhe largimin e skemës klasike të të mësuarit të saj.

“Gjuha shqipe të shtrihet në të gjithë ciklin, kurrikula të transformohet tërësisht. Te bejme shmangien tërësisht të metodës klasike të mësimit të saj dhe kalimin e mësimit të saj më rrokëzim. Gjuha është lëndë lider, nuk mund të futet në sqetullën e letërsisë, ndaj te bejme ndarjen përfundimtare të saj nga letërsia dhe letrat e tjera”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura