Berisha fton Ramën: Votoni heqjen e imunitetit

Jul 9, 2012 | 15:20

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka ftuar sërish sot liderin e opozitës, Edi Rama të votojë variantin e dërguar në Kuvend nga maxhoranca për heqjen e imunitetit.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka deklaruar se varianti i dorëzuar është ai që ka marrë më herët pëlqimin e opozitës, e pikërisht me ndryshimin e Kushtetutës.

“Unë e ftoj zotin Rama që të vendosë për heqjen e imunitetit pasi maxhoranca ka dërguar në Kuvend variantin që opozita e ka mbështetur publikisht dhe ky është me ndryshimin e Kushtetutës. E kuptoj që kundër këtij janë ata që kanë frikë nga vetja e tyre, dhe frikë kanë ata që përzihen në gjëra që nuk duhet të përzihen. E ftoj Ramën ta votojë pasi ne kemi sjellë variantin që ka kërkuar opozita, kurse pretendimet që lexoj në media, nëse janë të vërteta janë absurde, të kërkosh gjykatësin me 3/5 ndërkohë që presidenti votohet ndryshe do të thotë të dëgjosh këshillin e miliarderëve. Nuk ka qytetar shqiptar që nuk do të votonte për heqjen e imunitetit për zyrtarët e tij”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura