TIRANE- Urimet per zgjedhjen e presidentit te ri te Frances kane dhene edhe kryeministi i vendit, Sali Berisha dhe kreu i opozites, Edi Rama.
Berisha, permes nje deklarate per mediat ka vleresuar zgjedhjen e Holande, duke theksuar se me votën e tyre, qytetarët francezë e zgjodhën ate dhe programin e tij për përballimin e krizës së sotme evropiane dhe botërore, bazuar në rritjen ekonomike dhe nxitjen e prosperitetit.
Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Francës dhe kombit francez për mbështetjen e madhe që i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë e shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ndërtimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe integrimin në BE.
“Unë dua t’Ju siguroj Ju zoti President se për mua dhe vendin tim, miqësia dhe bashkëpunimi me Ju dhe Francën mike është dhe mbetet një përparësi e vecantë. Me dëshirën për t’Ju pritur në Shqipëri në kohën më të përshtatshme për Ju, shfrytëzoj rastin për t’Ju përsëritur sigurimet e konsideratës më të lartë”- thuhet ne mesazhin e Berishes.
Rama
Kreu i PS-se, Edi Rama ka komentuar ne Twitter qe te dielen zgjedhjen e presidentit francez Holande. “Era fryu majtas ne France dhe Presidenti Hollande sa perfundoi fjalimin e tij te pare ne rrugen e ndryshimit te premtuar. Mbremje e bukur!”- shkruan ai.
Ai ka vleresuar si te bukur edhe fjalimin e fundit te Presidentit Sarkozy. “Ka nje gje me te madhe se ne te gjithe qe eshte Franca,uroj megjithe zemer qe t’ia dale!”- shkruan Rama.
© Panorama.al











