Berisha: Eurokode në sektorin e ndërtimit

Jul 6, 2011 | 12:50

TIRANE- Qeveria ka miratuar sot nje vendim  “Për adoptimin e eurokodeve të ndërtimit”, me te cilin synon zbatimin e nje sere standardesh europiane ne sektorin e ndertimit.

Kjo ka qene dhe kryefjala e kreut te qeverise, Sali Berisha ne mbledhjen e sotme te kabinetit, ne te cilen ai kritiko ate qe e cilesoi ‘babezia’ e ndertimit.

“Tregun nuk e cenon mungesa e parave, por babëzia, sepse më duhet të them që ka ndërtues që kërkon t’i shesë qytetarëve me cmime në periferi, qe shkojne ekzakt 40-50% më shumë se në periferinë e Berlinit, kryeqytetit më të kamur të Europës.  Mëgjithatë uroj që të përqafojnë rregullat e tregut, duke pasur parasysh qe fitimi ka një kosto”- ka theksuar Berisha.

Sipas vendimit te sotem diktohet zbatimi i standardeve europiane, për projektimin e ndërtesave dhe të inxhinierisë civile. Futja në përdorim e eurokodeve do të bëjë të mundur përmirësimin e ndjeshëm në fushën e projektimit.

“Përshtatja e eurokodeve me statusin e standardit shqiptar do të sjellë përmirësime në projektimin e strukturave rezistente ndaj tërmeteve, rregullat e projektimit për ndërtesat me struktura prej çeliku, muri, druri, të projektimit gjeoteknik, të mbrojtjes kundra zjarrit”- thuhet ne vendim.

Sipas tij, përshtatja e eurokodeve përbën bazën e harmonizimit të standardeve europiane me ato shqiptare, në fushën e ndërtimit.

© Panorama.al

Te lidhura