Kryeministri Sali Berisha tha sot se shfrytëzimi i ujrave për prodhimin e energjisë mbetet një prioritet i qeverisë së tij. Duke folur në konferencën me bizneset për energjinë, kreu i qeverisë tha se qeveria mbetet e vendosur për të bërë gjithçka për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë.
“Energjia sot është problemi më madhor në Europë dhe botë, dhe energjia do të vazhdojë të mbetet problemi më madhor për tu zgjidhur. Por nga të gjitha llojet e saj, energjia ujore, e erës, e diellit janë më të pastërtat, të cilat nuk krijojnë probleme madhore dhe mjedisore, në këtë kontekst në ambicien dhe projektin tonë për një Shqipëri të zhvilluar, padiskutim që kjo qeveri bën gjithçka për një zhvillim të qëndrueshëm.”- tha Berisha.
Berisha tha se do synojmë që të gjitha ujrat e vendit që zbresin në det, të shfrytëzohen për prodhimin e energjisë para se të bashkohen me ujrat e detit.
Kreu i qeverisë tha se janë firmosur rreth 120 kontrata për ndërtimin HEC-eve, dhe interesi është i madh dhe vazhdon për të tjera.
“Në rast se në 30 vjet nuk u ndërtua asnjë hidrocentral, gjatë këtyre viteve kanë përfunduar mbi, 25 hidrocentrale, 21 që janë ndërtim nga e para, në total janë ndërtuar 46 HEC-e. Këto në fund të vitit do të kenë një kapacitet prej 115 megavat.”- tha kryeministri.
Berisha tha se do të ulen lejet liçesat që kompanitë konçesionare duhet të marrin, duke shtuar se nga 22 qe ishte numri i tyre me pare do teshkoje ne 12.
Të gjithë tokën publike ku do të bëni ndërtimet, ju do ta merrni me 1 euro, iu drejtua kryeministri biznesmenëve të pranishëm.
© Panorama.al











