TIRANË- “Hetim në cdo skaj të vendit për raportin e Dik Martit për trafik të organeve dhe angazhim të cdo strukture që kërkohet në të mirë të hetimit, financuar nga EULEX dhe BE”. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha, duke njoftuar miratimin e një ligji të vecantë nga Parlamenti për t’i njohur cdo autoriteti që ka nevojë ky grup hetimor për të bërë hetimin më të plotë në cdo skaj të Shqipërisë.
Sipas tij, dokumenti dëshmon qartë qëllimet politike dhe Ish senatori Marti është i njohur për qëndrimet antishqiptare. “Ai ka qenë kundërshtar i zellshëm i ndërhyrjes së NATO në Kosovë se për atë më mirë Milloshevici të përsëriste skenat hitleriane të spastrimit etnik dhe gjenocidit sesa NATO të ndërhynte për të mbrojtur liritë e një populli që po shpërngulej nga trojet shekullore”- shtoi më tej Berisha.
Ai theksoi se një pretendim të tillë kasapi Milloshevici nuk e ka deklaruar me mijëra faqe në Hagë se është bërë trafik me organet e marra nga robërit serbë të luftës.
“Do ketë hetim të plotë për varrezë masive, pasi ky është pretendimi i dytë i senatorit Dik Marti, një pretendim që duhet të hetohet në tërë mundësitë ekzistuese dhe të faktojë se ku gjendet kjo gropë e përbashkët, të dhënat janë se aty është pretenduar fill pas lufte kanë ardhur ekipet dhe kanë gjetur fshatarët lumjanë në shtëpitë e tyre, kanë hapur stallën dhe kanë gjetur lopët e familjes dhe nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të vetme të varrezës së pretenduar”- tha ai.
Berisha ka theksuar se ky ligj i jep përgjigjen më të shkëlqyer të palës sonë për hetim të plotë dhe shprehim falënderimin ndaj BE dhe EULEX që financojnë hetimin.
© Panorama.al











