Berisha dhe Rama kërkojnë votën e diasporës! Kreu i PD “udhëton” drejt Anglisë, do të zhvillojë takim virtual me shqiptarët e Londrës

Nov 14, 2024 | 15:02
SHPËRNDAJE

Teksa zgjedhjet parlamentare afrojnë, drejtuesit e partive kryesore në vend duket se kanë nisur fushatën e tyre elektorale me diasporën shqiptare nëpër botë.

ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

Kreu i Partisë Demokratikes, Sali Berisha, njoftoi përmes një postimi në Facebook se do të zhvillojë takim virtual me shqiptarët e Londrës.

Takimi do të bëhet ditën e diel 17 nëntor.

“Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Edhe kryeministri Edi Rama ka planifikuar takim me shqiptarët e Londrës.

Rama do të takohet me shqiptarët e diasporës një javë pas takimit të Berishës. Rama ka njoftuar takim të dielën e 24 nëntorit, ora 12:00.

ddd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura