TIRANE- Deklarate, jo vetem personale, por edhe te papranueshme e ka quajtur kreu i qeverise shqiptare, Sali Berisha ate te zevendesministrit te Mbrojtjes, Ekrem Spahia, njeheresh kreu i Legalitetit per ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në vendin tone Henk Van den Dool.
“Kjo deklaratë është një qëndrim krejtësisht personal i zotit Spahia dhe tërësisht i papranueshëm e që nuk shpreh qëndrimin zyrtar dhe vlerësimin më të lartë të qeverisë shqiptare për rolin dhe kontributin e ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta si përfaqësues i një vendi mik sic është Mbretëria e Bashkuar”- tha Berisha gjate takimit te bere sot me Ministrin për Cështjet Evropiane të Danimarkës zotin Nicolai Wammen.
Sipas Berishes, qeveria ka një mirënjohje të thellë për të gjithë mbështetjen që vendi mik i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë.
Reagimi erdhi pasi gjate takimit, Ministri Wammen ngriti cështjen e deklaratës së fundit të bërë nga Spahia per ambasadorin Henk Van den Dool, duke kerkuar shpalljen e tij non grata ne vendin tone.
Gjithcka nisi me nje reagim te ashper te Spahise (t’i kapim ne hu) kunder parades gay qe do te mbahej ne Tirane, pas te ciles ambasadori reagoi ne mbrojtje te ketij komuniteti, duke deklaruar se injorante ka gjithandej. Me pas, ne nje komunikim me mediat, Spahia kekroi shpalljen non grata te ambasadorit.
© Panorama.al











