
Kryeministri: Mbajnë miliona në sënduk.
Berisha: Biznesmenët e PS fshehin miliona taksa e tatime.
Kreu i PS reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit për imunitetin e deputetëve: “Saliu, not në det gënjeshtrash”
Sadri Abazi: Berisha është miliarder, ne vetëm milionerë.
Kryeministri Sali Berisha i rikthehet, në Grupin Parlamentar demokrat, diskutimit për heqjen e imunitetit. Duke folur para mediave pas vizitës në Londër, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike dhe thyerjes së rekordit të tij personal në not në plazhin e Dhërmiut, kreu i Ekzekutivit u ndal sërish te seanca parlamentare e javës së ardhshme. Ai akuzoi deputetët biznesmenë të Partisë Socialiste se pengojnë heqjen e imunitetit për shkak se kryejnë evazion fiskal dhe i shmangen pagimit të taksave. “Kur fëmijët dhe anëtarë të familjes së imunitarëve skuqin me gjak të pafajshëm rrugët e qyteteve sepse mburojë e tyre është imuniteti i familjarëve (shikoni dënimet që janë dhënë për këto raste), kur lahen shuma të mëdha parash dhe institucioni i larjes së parave denoncon në mënyrë të përsëritur këta paralarës me imunitet, imuniteti i tyre i mbron në mënyrë të verbër dhe i përkul organet e Drejtësisë, kur me miliona taksa e tatime fshihen e shndërrohen në pasuri të paligjshme, duke hequr kafshatën qytetarëve të varfër, imuniteti shndërrohet në mburojë të pacenueshme, për të mos thënë që përdoret rëndom për trafiqe kriminale”, u shpreh Kryeministri.
Pas tij ka reaguar kreu i PS-se, Rama qe e ka akuzuar Berishen se noton ne det genjeshtrash. Lexoni ne Panorama edhe reagimin e deputetit te PS-se, Sadri Abazi, sipas te cilit, “Berisha eshte miliarder, nderkohe qe ne ishim milioner.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).
© Panorama.al











