TIRANE- Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të Komisionit parlamentar të Transportit, të Norvegjisë, të kryesuar nga Baard Hoksrud.
Gjte takimit, parlamentaret norvegjeze kane vleresuar progresin e bere nga vendi yne ne menyre te vecante investimet ne infrastrukture.
“Na u dha mundësia të shkojmë edhe në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe patëm fatin gjatë kësaj kohe, të shikojmë projektet shumë të mëdha dhe shumë të rëndësishme që qeveria juaj ka realizuar në infrastrukturë. Është vërtetë emocionues fakti që ju, në një kohë kaq të shkurtër, keni mundur të ndërtoni mijëra kilometra rrugë të standardeve të larta”, theksoi deputeti norvegjez Hoksrud.
Kryeministri Berisha i njohu deputetët norvegjezë me zhvillimet në vend, duke theksuar këtu se në fushën e infrastrukturës, në këto 6 vite të fundit janë ndërtuar 2430 km rrugë të reja.
“Filozofia e qeverisjes sonë është infrastrukturë moderne, si bazë e sigurt e zhvillimit të shpejtë të vendit, bazuar në shkurtim distance dhe përfitim në kohë. Për këtë, janë ndërtuar rrugë dhe tunele, të cilat sjellin shqiptarët në Tiranë disa herë më shpejt se 6 vjet më parë”- tha Berisha, duke shtuar se vemendja eshte perqendruar ne infrastrukturen fizike si; rrugët, tunelet, ujësjellësit etj, dhe infrastrukturen dixhitale.
Duke prezantuar lehtësitë e të bërit biznes në Shqipëri, Kryeministri nxiti parlamentarët norvegjezë të nxisin bizneset norvegjeze që të shtojnë prezencën e tyre me projekte në Shqipëri.
© Panorama.al











