TIRANË- Një nga pikat e paketës së re fisklae që miratohet në Kuvend është edhe ajo për heqjen e akcizës së birrës. Kreu i qeverisë e ka vlerësuar shumë të rëndësishme këtë masë, pasi shkon në favor të investitorëve tanë që konkurrojnë në një treg të vështirë me prodhuesit gjigandë të evropianë.
“Birra shqiptare qëndron në kurorën e birrës botërore. Pas ujit dhe qumështit vjen birra, për këtë ne ndërmarrin një veprim shumë të drejtë”- tha Berisha.
Sipas tij, prodhuesit e birrës në vend nuk e kanë të lehtë konkurrencën me prodhuesit gjigandë të birrës të botës gjermane, vendeve të ulëta etj, të cilët nuk kanë fabrika, por qytete prodhimi birre.
“Nisma që merret shkon për një biznes që punëson rreth 3 mijë punëtorë dhe kjo është mbështetje direkte për investitorët që konkurojnë me europianët që kanë 600 vjet që prodhojnë birrë”- tha ai.
© Panorama.al











