Bergamo, tifozët rrahin gazetarin para stadiumit

Jun 3, 2011 | 9:10

Përfshirja e kapitenit Kristiano Doni në skandalin e basteve që mund t’i kushtojë shtrenjtë Atalantës, ka nervozuar jo pak tifozët bergamaskë. Ata kanë dy ditë që mblidhen pranë stadiumit të tyre, “Atleti Axurri d’Italia”, për të mësuar diçka më shumë lidhur me të ardhmen e skuadrës së tyre. Me kalimin e orëve, situata sa vjen e bëhet më e rëndë, pasi dje, tifozët nuk kanë lënë gazetarët të afrohen pranë stadiumit. Por, një gazetar i kanalit “Mediaset” ka tentuar të marrë një prononcim kundrejt paralajmërimit të ultrasve, të cilët, shumë të irrituar nga ai, e kanë marrë me shqelma për disa metra. Më pas, gazetari ka arritur të vrapojë deri te makina e tij dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndonëse automjeti mori dëmtime nga disa gurë.

© Panorama.al

Te lidhura