
BERAT- Flaket e zjarrit qe perfshine ne mesdite nje masiv kodrash ne Kalane e Beratit u bene nje rrezik serioz per shtepite e banuara te zones muzeale.
Zjarri eshte konstatuar rreth ores 15.00 dhe banoret njoftuan me urgjence policine, se ciles i erdhen ne ndihme forcat zjarrfikese.
Puna per te vene ne kontroll flaket nuk ishte e lehte, duke marre parasysh terrenin e veshtire. Policia nga ana e saj nisi edhe hetimin per zbardhjen e shkaqeve te ketij zjarri.











