BERAT- Një 35 vjecare ka mbetur e vdekur, e goditur me sende të forta nga bashkëshorti i saj.
Krimi brenda familjes ka ndodhur në fshatin Lapardha të Beratit, ndersa bashkeshortet kane qene duke punuar ne nje sere.
Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar si shtetasja Alma Gjata. Ajo mësohet se është qëlluar me sende të forta nga bashkëshorti i saj, 40 vjecari, Sokol Gjata.
Dyshimet e para të krimit flasin për një reagim për shkak të xhelozisë, por gjithsesi mbetet ende fjala e policisë pas hetimeve për ngjarjen.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe mbledhjen e dëshmive për të zbardhur shkaqet e krimit, nderkohe qe autori i dyshuar eshte vene ne pranga.
© Panorama.al











