Beqja: INSTAT, të dhëna jo reale për ekonominë

Sep 16, 2012 | 11:37

Ilir Beqja

TIRANË- Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverine si pergjegejse kryesore per mungesen e transparences dhe informacionit lidhur me statistikat kombetare. Ne nje deklarate per mediat, sekretari i programit për ekonominë, Ilir Beqja ka thene se qeveria nuk jep të dhëna te verteta për ekonominë dhe garantoi se perkunder sa ndodh aktualisht, PS me te ardhur ne pushtet do të ngrejë një strukturë të aftë të INSTAT.

“Aktualisht jemi në shkelje flagrante të ligjit për statistikat pasi nuk kemi një program të miratuar të statistikave kombëtare. Këshilli i statistikave ka përgjegjësi siç ka përgjegjësi edhe kryeministri sepse ai duhet të dërgonte në Kuvend programin statistikor” tha ai.

 

Sipas tij, PS do të rikthejë pavarësinë e Institutit të Statistikeve duke e vënë INSTAT-it në varësi të Kuvendit e Shqipërisë.

“Ne do të zbatojmë parimet e paanshmërisë, objektivitetit, pavarësisë dhe profesionalizmit. Ne do të ngrejmë një strukturë të besueshme për të përpunuar statistikat. Ne e kemi gati ngritjen e shërbimit statistikor” premtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura