Ben Ali, gjykata e dënon me 35 vjet burg

Jun 21, 2011 | 9:35

Një gjykatë tunisiane ka dënuar ish-presidentin e këtij vendi,  Zine al-Abidine ben Ali, dhe gruan e tij me nga 35 vjet burg. Ish-presidenti Ben Ali dhe bashkëshortja e tij akuzoheshin për  korrupsion dhe një seri akuzash të tjera. Çifti u largua nga Tunizia për në Arabinë Saudite në mes të kryengritjes popullore, në janar të këtij viti, ndërsa gjykata e mori sot vendimin, në mungesë të presidentit. Gjykata në vendimin e saj parashikon edhe një gjobë prej 66 milionë dollarësh që ish-presidenti Ben Ali duhet të paguajë. Ben Ali ishte akuzuar për “korrupsion”, “kontrabandë droge”, akuza të cilat ai i kishte mohuar më parë. Kryetari i trupit gjykues tha ndër të tjera se një vendim lidhur me akuzat për posedim të paligjshëm të armëve dhe drogës, do të merret në datën 30 qershor. Në një deklaratë të lëshuar më herët gjatë së hënës, Ben Ali u shpreh se e kishte marrë familjen e tij në Arabinë Saudite për arsye sigurie dhe se ai vetë kishte si qëllim të kthehej në Tunizi.

© Panorama.al

Te lidhura