Belsh, zjarr makinës së ish drejtorit të Bashkisë

Jun 10, 2011 | 10:19

ELBASAN- Automjeti i ish drejtorit të Financave të Bashkisë së Belshit është gdhirë në flakë.

Persona ende të paidentifikuar nga policia i kanë vënë zjarrin automjetit me targa të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit.

Sipas policisë automjeti i djegur, tip benz, me targë  EL 4113 C  është në përonësi të shtetasit Veli Dervshi, që ka qenë kreu i financave të bashkisë.

Për fat, zjarri nuk ka shkaktuar dëmtime në zonën përreth apo persona të lënduar. Një grup hetimor i ngritur për ngjarjen ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun dhe autorësinë.

© Panorama.al

Te lidhura