Sezoni u mbyll, por stresi për fantazistin francez, Frenk Riberi, nuk ka të sosur. 28-vjeçari francez i Bajernit në fundjavë do të festonte martesën e vëllait të tij dhe si dhuratë i kishte blerë një makinë të tipit “Audi Q5”. Gjatë udhëtimit të tij në rrugë tokësore, Riberi ndalohet në zonën kufitare të Belgjikës nga forcat e policisë. Ç’ndodhi? Policët belgë nuk i njohën fjalët magjike si më fal apo ndonjë ryshfet. Riberi nuk kishte dokumente të rregullta për mjetin, ku i lejohej vetëm brenda Gjermanisë, ndaj mjeti u sekuestrua.











