TIRANE- Belgjika do te jete mbeshtetese e vendit tone per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Keshtu jane shprehur sot Melchior Wathelet, Ambasadori Special i Qeverisë belge dhe ambasadori belg në Tiranë, Marc Michielsen gjate nje takimi te zhvilluar me ministrin tone te Jashtem, Edmond Haxhinasto.
Wathelet vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në zhvillimin e vendit dhe në përmbushjen e reformave për integrimin në BE. |Ai siguroi për vijimësinë e marrëdhënieve shumë të mira dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në të ardhmen, si dhe për mbështetjen e Belgjikës lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat”- thuhet ne njoftimin per shtyp te MJ.
Nga ana e tij, Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë procesit të integrimit evropian.
Ai shprehu kënaqësinë për realizimin e vizitës së tij të ardhshme, në Bruksel, si dhe organizimin në kuadër të saj të një forumi të përbashkët biznesi, çka do të ndikojë në ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Lidhur me diskutimin e kandidaturës belge për “International Exhibition 2017”, në Liege, Ministri Haxhinasto shprehu vlerësimin dhe siguroi për mbështetjen e saj.
© Panorama.al











