Vera e nxehtë bën që personazhet e njohur të skenës dhe ekranit të kthehen në personazhet më të diskutuar në mediat rozë. Kështu, sulmuesi i skuadrës së Tiranës, Bekim Bala, ditë më parë është kapur mat në shoqërinë e Miss Durësit, Daniela Pajaziti, e cila javë më parë është përfolur për një lidhje dashurie me Gjergj Kaçinarin, djalin e kompozitorit të njohur Alfred Kaçinari. Bekimi, një nga futbollistët më të suksesshëm të ligës shqiptare, është parë duke u argëtuar me Danielën në “Mojito Club” të Velipojës. Ndërsa deri më tani kemi pasur gjithmonë eksperienca të ndryshme, ku futbollistët lidhen gjithmonë me modele dhe femra të njohura të ekranit. Daniela, në shtator të këtij viti pritet të jetë një nga kandidatet për ”Miss Albania”, ndërsa mes miqsh thuhet se ajo dhe sulmuesi Bala kanë filluar një lidhje serioze, teksa bukuroshja Pajaziti po e ndjek Bekimin gati në çdo ndeshje.
KARIERA E SULMUESIT 21-VJEÇAR
I lindur në vitin 1991, sulmuesi 21-vjeçar për momentin është duke luajtur me skuadrën e Tiranës një ligën shqiptare. Gjatë sezonit 2009/10, që ka qenë me skuadrën e Vllaznisë, Bekimi ka shënuar 17 gola. Po ashtu, gjatë këtij sezoni, skuadra turke Gençlerbirlig i bën ftesë Balës për t’u transferuar për një shumë prej 200 deri në 300 mijë euro. Kurse deri në fund të sezonit, shifrat e tij arrijnë deri në 600 mijë euro për sezon. Në janar të vitit 2011, Bekim Bala merr ofertë nga klubi i Tiranës për një kontratë prej 70 mijë eurosh për sezon. Këto janë vetëm disa nga sukseset e sulmuesit Bala, i cili për momentin është një nga lojtarët më të mirë ndër skuadrat vendëse.











