Bekenbauer: Gëce, “kopje” e Lionel Mesit

Aug 8, 2011 | 12:44

Gjermania vlon nga talentet e saj. Në javën e parë të Bundesligës, analistët e njohur të futbollit janë magjepsur nga paraqitja e talentit gjerman Mario Gëce. Kaizeri bavarez, Franc Bekenbauer, e ka krahasuar 19-vjeçarin me lojtarin më të mirë të botës, Lionel Mesin. “Është e pamundur të ndalësh Mario Gëcen. Ai luan sikur të mos ketë përballë kundërshtar. Gëce ka një fantazi si të Mesit, si nga ana teknike edhe në stilin e lojës”, analizoi ish-presidenti i Bajernit. Dy lojtarët kanë shumë paralelizma të ngjashme ndaj dhe merren si të njëjtë.

© Panorama.al

Te lidhura