Në klipin e ri shfaqet totalisht seksi, si për të njoftuar 18-vjetorin e ditëlindjes, një moshë maturie kjo, ndërsa bëhet fjalë për një këngëtare të re. Beatrix Ramosaj, e cila është në hapat e parë të karrierës së saj muzikore, ka menduar të hyjë me hapa të shpejtë në tregun e muzikës, duke u shfaqur sensuale dhe seksi. Kështu menjëherë pas publikimit të klipit të ri, ajo ka mbledhur miqtë artistë në një mbrëmje festive në “Diesel Hall”, ku të gjithë të ftuarit i kanë uruar me shampanjë 18- vjetorin.











