Propozohet dhënia e statusit kandidat për Serbinë

Feb 28, 2012 | 17:20
Takimi i ministrave të Jashtëm të BE-se ne Bruksel

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i kanë rekomanduar sot Këshillit të Evropës që Serbisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.

Kjo u konfirmua gjatë një konference për shtyp të ministrave të Jashtëm, të cilët pohuan se; “ Ajo që vendosëm ne sot, kemi ekzaminuar dhe konfirmuar se Serbia ka mbushur të gjitha kriteret e vendosura, kemi vendosur që të rekomandojmë dhënien e statusit dhe presim që kjo të konfirmohet nga Këshilli Evropian.”

Më herët u njoftua se Rumania kishte kundërshtuar vendimin, një pyetje që ministrat e Jashtëm e shmangën gjatë konferencës për shtyp.

Këshilli i Evropës pritet të marrë një vendim lidhur me dhënien e statusit kandidat Serbisë, në mbledhjen e datës 1 mars.

I pranishëm gjatë konferencës për shtyp, Komisioner për Zgjerimin, Stefan Fyle, përgëzoi Kosovë dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal, duke e cilësuar atë si një meritë të liderëve të dy vendeve.

“Është shumë thelbësore për BE-në, dhe për pajtimin rajonal. Komisioni inkurajon të jenë të angazhuara në këtë dialog. Statusi kandidat për Serbinë do të hapë një epokë të re me Bashkimin Evropian, dhe shpresoj që Serbia do të vazhdojë reformat që të përgatitet për hapjen e negociatave. Ndërsa, studimi i fizibilitetit për Kosovën, hap rrugin e  Kosovës për BE-në. Kjo është një situatë fituese për të gjitha palët.”- tha Fyle.

 

© Panorama.al

Te lidhura