Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej deklaroi sot se në rrugën e saj për në BE, Serbia duhet në mënyrë “të qëndrueshme te përmirësoje raportet me Kosovën”.
“Përmirësimi i qëndrueshëm dhe i dukshëm i marrëdhënieve me Kosovën mbetet kërkesa kryesore për hapin e ardhshëm të lëvizjes së negociatave për hyrjen e Serbisë” në BE, tha sot Herman Van Rompej, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçic në Bruksel.
Zyrtari i lartë i BE-së është shprehur i kënaqur që qeveria e Serbisë “ka marrë vendim, i cili tashme do të mundësoje bashkëpunim rajonal frytdhënës, me pjesëmarrjen e të gjithëve në rajon”.
Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, per te cilin ka theksuar se “të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani duhet të zbatohen, e veçanërisht marrëveshja për kalimet”.
Van Rompje trajtoi edhe çështjen e veriut të Kosovës, duke theksuar se “duhet të gjenden zgjidhje të reja për situatën e ndjeshme në veri të Kosovës, zgjidhje të cilat do ta përmirësojnë jetën e njerëzve të atjeshëm”, tha ai dhe shtoi se “e ftoj Beogradin dhe Prishtinën që në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialogun, me shërbimet e vullnetit të mirë të Bashkimit Evropian”.
Kryeministri Daçic tha se Beogradi është i gatshëm ta vazhdoj dialogun me Prishtinën “në rrafshin teknik dhe politik, në nivel shumë të lartë”. (rel)
© Panorama.al











