TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama, duke deklaruar se opozita po bën sa mundet e ka në dorë për ecurinë e reformave, ka përsëritur akuzën drejtuar maxhorancës për zvarritje të qëllimshme të tyre dhe rrezikimin e marrjes se statusit kandidat ne BE per te 3-n here.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama ka theksuar se afati për reformën zgjedhore është shkelur, nderkohe qe situata paraqitet shqetësuese edhe ne kuader te integrimit, ku perballe Serbise, vendi yne rezulton i prapambetur.
“Afati është shkelur dhe reforma është në hapat e parë për shkak të zvarritjes së qëllimshme. Ju bëj me dije se në takimin me ambasadorët morëm përgëzime të plota për rolin tonë, por ky mbetet i pamjaftueshëm për t’u gëzuar përballë faktit të pangushëllueshëm për shkak të prapambetjes fatale. Opozita jo vetëm nuk po bllokon asgjë si thotë paturpësisht kryeministri, por po bën gjithçka mundet dhe për këtë po merr vlerësimin nga ndërkombëtarët”- tha Rama.
Sipas tij, opozita është e shqetësuar cdo ditë e më shumë që mosshfrytëzimi i kohës për legjislacionin zgjedhor dhe shtyrja e afatit mund të dëmtojë implementimin e reformës duke bërë të pamundur përgatitjen e infrastrukturës për zgjedhjet.
“Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe duam që mekanizmat që garantojnë listat, qendrën e votimit dhe administrimit të përfshihen në ligj. Berisha preferon këtë sistem, që ne e mbështesim, por duket se ai preferon edhe mbajtjen e të njëjtit sistem administrimi ku ka mundur të rrisë farën e korrupsionit zgjedhor dhe vjedhjen e zgjedhjeve”- tha Rama.
Ai ka akuzuar qeverinë dhe kreun e saj, Berisha se është gati të zgjedhë statusquo që për faj të qeverisë do të turpërojë për të tretën herë Shqipërinë si klasë ngelësash në provimin e BE-së.
“Statusi i kandidatit është interes kombëtar dhe nuk tradhtohet për interes partiak, kryerja e reformës e më pas mbajtja e zgjedhjeve përbëjnë po ashtu interes kombëtar”- tha Rama.
© Panorama.al











