Bashkimi Evropian i ka prezantuar Shqipërisë Kodin e ri të doganave. Në ceremoni mori pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui, i cili theksoi se “harmonizim i procedurave doganore do të thotë për bizneset, besueshmëri dhe efektshmëri”
“Funksionimi i mirë doganor është i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi vendi ka si synim anëtarësimin në BE. Kodi i ri Doganor do të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e konsumatorit”- tha Sekui.
Kodi i ri synon thejshtësimin e proceduarave doganore për tregtarët shqiptarë dhe të huaj, dhe e përafron legjislacionin shqiptar në këtë fushë me atë të BE-së, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e shtrypit e delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Ndërkohë eskpertë austriakë dhe polakë kanë ndihmuar Shqipërinë në modernizimin e doganave shqiptare si pjesë e një projekti 2 milionë eurosh financuar nga BE.
Investimi prej 2 milionë eurosh është një projekt që do të vazhdojë deri në janar të vitit 2012 , dhe do të zbatohet nga Administrata Doganore Austriake me mbështetjen e Shërbimit Doganor Polak.
© Panorama.al











