BE: Marrëveshje për të ndihmuar bankat

Jun 29, 2012 | 9:35

Liderët e vendeve të eurozonës kanë arritur marrëveshje për masat për t’i ndihmuar ekonomitë me probleme, siç janë Spanja dhe Italia.

Pas bisedimeve në Bruksel, që zgjatën pothuajse tërë natën, liderët e 17 vendeve të eurozonës u pajtuan që ta përdorin paketën e ndihmës së Bashkimit Evropian për dërgimin e fondeve direkt në bankat që kanë vështirësi.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompoj, këtë marrëveshje e ka vlerësuar si “kthesë me të cilën bankat mund të rikapitalizohen dirket”.

Liderët e eurozonës, poashtu, u pajtuan që vendet e Bashkimit Evropian, që u përmbahen rregullave të buxhetit, mund të kërkojnë ndihma me kushte jo të ashpra.

© Panorama.al

Te lidhura