BE, Greqisë: Duhen reforma të reja shkurtimesh

Jul 27, 2012 | 17:23

Udhëheqësit ndërkombëtarë kane kerkuar nga Greqia zbatimin e reformave të reja të shkurtimeve nëse do të vazhdojë me marrjen e ndihmave financiare.

Mesazhi i eshte dhene kryeministrit grek, Antonis Samaras nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Ata duan që Samaras, koalicioni i të cilit ka ardhur në pushtet vetëm një muaj më parë të vazhdojë angazhimet e pararadhësit të tij për masa të rrepta shtrënguese, pavarësisht zemërimeve publike në Greqi.

Takimi në Athinë ka zënë vend një ditë pasi presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka kërkuar po ashtu nga Samarasi të përmbushë premtimet për reforma.

Këto të fundit janë kusht për dhënien e ndihmës Greqisë, e cila lufton për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në Eurozonë.

© Panorama.al

Te lidhura