BE: Facebook nuk po i mbron si duhet të miturit

Jun 21, 2011 | 18:07
Foto Ilustruese

Një zyrtare e lartë e BE-së, tha sot se rrjetet sociale siç është Facebook, po i ekspozojnë fëmijët para rreziqeve potenciale si pedofilet apo ofendimi përmes internetit.

Zëvendës-presidentja e Komisionit Evropian, Neelie Kroes, përmes një komunikate ka thënë se “shumica e rrjeteve sociale po dështojnë që të sigurojnë mundësinë që në profilet e minorenëve  të kenë qasje vetëm personat që janë pjesë e listës së miqëve të tyre.

Ajo ka thënë se vetëm faqet, Bebo dhe MySpace, sigurojnë një gjë të tillë.

Kroes është cituar duke përmendur rezultatet e testeve të bëra gjatë dy muajve, teste këto që kanë mbuluar 14 rrjete sociale, përfshirë edhe rrjetin me popullor, Facebook.

© Panorama.al

Te lidhura