
Miliona makina të modifikuar dhe klasike mund të ndalohen, si ndërhyrje e Bashkimit Evropian në përpjekje për të vendosur rregulla më të forta në rrugë.
Britanikja “Daily Mail”, duke i cilësuar këto vendime si “pazarllëqeve burokratike të Brukselit” thotë se ky propozim i BE-së mund t’i kushtojë vendin e punës mijëra personave si dhe të dëmtojë industrinë e makinave që merret me modifikimin.
Sipas planit të BE-së, të gjithë automjetet do të duhet të mbetet identike me specifikimet që ata kanë pasur kur kanë dalë nga fabrika, që do të thotë se makinat klasike nuk mund të modifikohen më pajisje më të sigurta dhe as për hobi.

Ndryshimet e propozuara do të prekin miliona shoferë të cilët shpenzojnë miliarda paund në vit për të modifikuar makinat, qoftë për qëllime sigurie ose për hobi.
Menjëherë, një numër i madh i organizatave automobilistike kanë reaguar duke i quajtur qesharake propozimet e reja të Brukselit. Ata thonë se ndryshimet tek shumica e makinave nuk kanë efekt në sigurinë e saj, ndaj dhe ndryshimi potencial i këtij ligji do të jetë i paefektshëm.
Megjithatë, BE ka shpjeguar se ky dokument është një propozim dhe jo versioni përfundimtar i ligjit.
“Si e tillë, të gjitha shtetet anëtare do të kenë mundësi për të negociuar legjislacionin përfundimtar dhe çdo gjë brenda dokumentit aktual, do të diskutohet për ndryshime të mundshme”- thuhet në deklaratë.
© Panorama.al











