BE: Flasim pas zbardhjes së vendimit të Kolegjit

Jul 8, 2011 | 13:22

BRUKSEL- Pak orë pas rrëzimit të kërkesë padisë së Partisë Socialiste nga Kolegji Zgjedhor, ka ardhur reagimi i parë nga Brukseli.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic tha se tashmë janë informuar lidhur me vendimin dhe se do të presin arsyetimin dhe detajet e vendimit të sotëm për të dhënë më pas dhe opinionin.

“Duam të shikojmë dialog politik dhe maturi mes palëve”- tha Kocijancic.

Me heret Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë  kerkesë padine me te cilen PS-ja kerkonte detyrimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te shqyrtonte pavlefshmerine e rezultatit ne 284 qendra votimi ne Tirane.

 

© Panorama.al

Te lidhura