Komisioni i Bashkimit Europian për çështjet ekonomike, Olli Rehn, është shprehur kundër politikave të liderit të ri të vendit me ekonominë numër dy në Europë, Fransua Holande. Holande ka kundërshtuar politikat e kursimit dhe kërkon zbatimin e disa politikave mbi rritjen ekonomike. “Nuk e zgjidhim dot këtë krizë duke i shtuar hua të reja pirgut të borxheve të vjetra, që edhe kështu po i dëmton rëndë perspektivat e rritjes ekonomike. Ajo që duhet bërë pikë së pari në këtë situatë, është t’i mbahemi kursit të konsolidimit fiskal, sepse përballemi me një nivel tmerrësisht të lartë të borxhit publik, që në Europë është rritur nga 60 në 90 për qind”, tha Rehn.











