BE: Azerbejxhani shkeli zotimet ndaj Hungarisë

Sep 5, 2012 | 9:14
Maja Kojançiç

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian Kethrin Eshton, tha se Azerbajxhani duket se ka shkelur zotimet e bëra ndaj Hungarisë përpara dorëzimit dhe më pas faljes së ushtarit që vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një kolegu armen gjatë një trajnimi të NATO-s.

Maja Koçijançiç, ka thene per Radion Evropa e Lirë se veprimet e Bakusë kërcënojnë stabilitetin e “brishtë” në rajon.

Ajo tha se blloku i kërkuar Bakusë, që të japë shpjegime në lidhje me lirimin Ramil Safarovit, i cili pranoi se e ka vrarë oficerin armen Gurgen Margarian me një sëpatë në vitin 2004, pasi Margarian gjoja e kishte “fyer” Azerbejxhanin.

Safarov u fal nga presidenti Ilham Alijev menjëherë pas kthimit të tij në Azerbejxhan më 31 gusht dhe iu dha një promovim ushtarak ditën tjetër. Kjo e tërboi Armeninë dhe “shqetësoi” SHBA-në.

© Panorama.al

Te lidhura