BDI përgatit listën me kandidatët e ministrive

Jun 28, 2011 | 10:36

Zyrtarë të lartë të BDI-së në Shkup deklaruan për agjencinë INA,  se kanë formuluar listën për kandidatët e ministrive, por disa kandidatura janë në shqyrtim e sipër dhe se vendimi përfundimtar për nominimet do të jetë nga ana e kryetarit Ali Ahmeti. Në kombinimet finale, në disa poste ministrore janë nga dy apo tre kandidatë të nominuar, njëri prej të cilëve do të jetë kandidati potencial për postin e ministrit apo zëvendësministrave. Në postin e zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit janë tri kandidatura: Abdylaqim Ademi, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi. Në postin e zëvendëskryeministres për eurointegrime: Ermira Mehmeti –Devaja dhe se kandidatura e saj ka marrë dritën jeshile nga kreu partiak. Emrat e tjerë janë Vullnet Paçuku, Ilmi Selami, Adnan Jashari (për Ministrinë e Drejtësisë), Fatmir Besimi (për Ministrinë e Ekonomisë), Mervan Xhemaili (për pushtetin lokal). Për ministritë e Ekologjisë dhe Mbrojtjes nuk ka kandidatë përfundimtarë.

© Panorama.al

Te lidhura