
Tronditet futbolli italian. Gjashtë persona janë arrestuar, mes tyre ish futbollistë të Seria A, futbollistë të kategorive inferiore që vazhdojnë të luajnë si dhe drejtues kompanish bastesh.
Arrestimet u kryen nga policia pas një hetimi lidhur me bastet e jashtëligjshme, operacion që um mbështet edhe nga Shërbimi Qëndror Operativ.
Mes të arrestuarve është edhe ish kapiteni i Lacios dhe sulmuesi i kombëtares italiane, Beppe Signori.











