
Kryetarët e komunave dhe bashkive bregdetare, të drejtuara nga socialistët kanë shprehur sot shqetësimin e tyre lidhur me moratoriumin e skafeve, i cili sipas tyre, penalizon ekonominë e këtyre njësive vendore nëse lihet në fuqi.
Gjatë një takimi në Durrës ata i kanë bërë thirrje Kuvendit të votojë pro heqjes së tij.
Në takim merrnin pjesë, krerët e bashkive të Durrësit, Vlorës, Sarandës, Fierit, Lushnjës, Himarës, Orikumit, Pogradecit, Divjakës, Konispolit, Kavajës, Velipojës , Shëngjinit, etj.
Në emër të tyre, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u shpreh; “Mbështesim amendimin e grupit te PS për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve si një ligj që ka penalizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ekonomitë dhe bizneset në gjithë njësitë tona vendore. Lëvizjet demoragfike kanë bërë që bashkitë dhe komunat tona të strehojnë rreth 2/3 e popullsisë së vendit”.
Sipas tij, mohimi i shfrytëzimit të lirë të ujrave tona, jo vetëm që na ka demtuar ekonomikisht, por dhe ka cënuar krenarinë e qytetareve tanë që e kanë konsideruar detin simbol te lirisë”.
“Në emer te qytetarëve tanë u kërkojmë përfaqesuevse në Kuvend, të votojnë për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve e të bashkëpunojmë pa humbur kohë për të orientur ekonominë bregdetare, drejt një rilindje të nevojshme”- tha kreu i Bashkisë së Durrësit, Dako.
Qeveria Berisha, ndërkaq është shprehur e vendosur për të mos e anuluar moratoriumin, ndërsa vetëm pak ditë më parë është njoftuar edhe anulimi i votimit të kësaj nisme në Parlament
© Panorama.al











