TIRANE- Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka uruar sot popullin e Kosoves dhe gjithe shqiptaret me rastin e kater vjetorit te shpalljes se pavaresise se Koosoves.
Pas takimit te zhvilluar paraditen e sotme me Isa Mustafën, Basha deklaroi se bashkepunimi mes Prishtines e Kosoves do te shtrihen ne shume fusha e do te thellohet me tej.
“Dua t’i uroj për 4 vjetorin e Pavarësië, për këtë ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët kudo që jetojnë dhe qytetarët e Kosovës. Gjatë bisedës u ndalëm në fushat e përbashkëta të qeverisjes lokale dhe problematikat me të cilat ndeshemi, me përvojat dhe me një plan bashkëpunimi që do ta konkretizojmë në vizitën time në Kosovë”, tha Basha.
Nga ana e tij, kreu i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, vleresoi bashkine per ftesen dhe nderin qe po behet duke emertuar nje rruge te Tiranes me emrin e Ibrahim Rugoves, presidentit legjendar.
“Ju falenderoj për hapjen e një rruge me emrin e presidentit historik. Ky është një nder i vecantë për ne, jo vetëm për respektin që tregoni ndaj figurës së tij, por edhe për kosovarët që janë flijuar për vlerat e demokracisë që sot po i jetojmë”,- tha ai.
Nje rruge ne Tirane merr emrin “Ibrahim Rugova”. Ne nderim te kater vjetorit te pavaresise se Kosoves dhe te figures simbol, Rugoves, bashkia e Tiranes ka vendosur qe kete emer te mbaje tashme nje rruge prane zones se Shallvareve ne kryeqytet.
Pranë pallateve të Shallvareve, zhvillohet ceremonia e dhënies se emrit një rruge “Ibrahim Rugova”, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Sali Berisha.
© Panorama.al











