TIRANE- Rehabilitim rrugeve te amortizuara ne kryeqytet, nderhyrje brenda muajit ne mbi 50 segmenete rrugore. Keshtu ka deklaruar Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në bashkine e Tiranes, Taulant Zeneli, sipas te cilit gjithcka do te realizohet brenda muajit.
Gjate nje deklarate per mediat ai ka bere me dije se ka përfunduar identifikimi i të gjitha segmenteve rrugore që paraqesin problem dhe ndërhyrja do të fillojë menjëherë në ato rrugë ku amortizimi është më i madh.
“Sot Bashkia e Tiranës ka përfunduar inspektimin dhe vlerësimin për të gjitha problematikat që ka infrastruktura rrugore në gjithë territorin e qytetit të Tiranës. Për këtë arsye nga stafi i Bashkisë është bërë një plan veprimi për të siguruar rehabilitimin dhe mirëmbajtjen për një periudhë 1 mujore”, tha ai.











