Bashkia nis prishjen e ndërtimeve pa leje

Aug 10, 2011 | 11:07

TIRANE- Policia Bashkiake ka nisur aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Ditën e sotme policia ndërmori aksionin për prishjen e një pallati 5- katësh në zonën e Rrugë së Kavajës, një ndërtim që sipas drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ishte krejtësisht pa leje.

Hoxha në një pronocim për mediat, pas fillimit të shëmbjes së pallatit 5- katësh tha se, “sot policia po zbaton ligjin. Jemi të vendosur të zbatojmë ligjin dhe për këtë kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës”

Ai tha se janë bllokuar disa objekte pa leje, dhe se më shembjen e tyre do të procedohet në ditët në vazhdim.

Bashkia njofton se deri tani, Policia Bashkiake ka bërë bllokimin e punimeve, në 107 raste të ndërtimeve pa leje. Aksioni në terren vazhdon. Prishja e ndërtimeve pa leje do të kryhet çdo ditë.

© Panorama.al

Te lidhura