TIRANE- Bashkia e Tiranës liron nga detyra 51 inspektorë për përformancë të ulët dhe favorizim te informalitetit.
Në një njoftim të Bashkisë Tiranë thuhet se, “Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi sot lirimin nga detyra të 51 inspektorëve, nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit”
Shkarkimi i inspektorëve ka ardhur pas një analize 7-mujore të punës së secilit prej tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë.
© Panorama.al











