Bashkia Kamëz: Aleksandër Peci, “Qytetar Nderi”

Feb 21, 2012 | 11:38

TIRANE- Bashkia e Kamzes ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, komandon e plagpsur ne Kandahar, Aleksander Peci.

Vendimi eshte marre ne mbledhjen e sotme te Keshillit Bashkiak, mbledhur jashte radhe, pas propozimit te nje  numri keshilltaresh per nderimin e komandos shqiptar.

Nga data 16.1.2012, nëntetar Peçi është dërguar me misionin luftarak “Eagle-4”, në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afganistan.

Gjendja e tij, njoftohet se eshte e rende, por e stabilizuar dhe per mjekim te specializuar niset drejt Gjermanise.

© Panorama.al

Te lidhura