Bashkia hap dyert, Basha: Në 18.30 dëgjohen qytetarët

Jul 27, 2011 | 13:24

TIRANE- Ne mbajtje te premtimit te bere qe diten e betimit, se institucioni qe drejton do te jete i hapur per qytetaret, sot bashkia e Tiranes do te hape dyert ne oren 18.30.

Ne kete ore, bashkia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët të cilët do të kenë mundësi të takojnë Bashën për të diskutuar me të problemet e tyre.

“Në qendër të punës sime do vendoset interesi qytetar. Administrata ime do jetë gjithëpërfshirëse, duke përfishirë këtu edhe forcat e opozitës, kontributi i të cilave është i mirpëpritur. Sot në 18:30 Bashkia do hapë dyert për qytetarët dhe unë së bashku me dy nënkryetarët do jem aty për të dëgjuar ata”, tha Basha gjate prezantimit te numrit dy te bashkise, Edmond Panariti.

© Panorama.al

Te lidhura