Bashkia fut në listën e zezë 76 firma ndërtimi

Jul 18, 2012 | 13:26
Tabaku e Kollozi

Bashkia e Tiranës fut në listën e zezë 76 subjekte të cilat nuk kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për t’i hapur udhë hipotekimit të ndërtesave. Aktualisht në listën e zezë janë dhe 19 subjekte, 13 prej te cilave nuk kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me leje përdorimi dhe 6 të tjera nuk kanë aplikuar për hipotekim. Sipas nënkryetares së Bashkisë Jorida Tabaku, marrëdhëniet me këto subjekte do të jenë të kufizuara, derisa të plotësojnë detyrimet ligjore. “Në momentin e parë që këto subjekte do kenë akses te strukturat e Bashkisë, Drejtoria e Tatimeve ose në Zyrën e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës këto subjekte do të identifikohen dhe do të vendosen në kontakt me zyrën e ALUIZNI-t. Ne do të bëjmë maksimumin, që çdo qytetar i Tiranës të përfitojë nga ky proces dhe të mos mbetet peng i askujt”, tha Tabaku.
Shtesa pa leje
Në total janë 456 objekte të tjera të cilat janë identifikuar nga Task-Force e ngritur në bashkëpunim me ALUZINI-n, si shkelëse të lejes. Për shtesat e ndërtuara mbi lejet e ndërtimit ka nisur procesi i legalizimeve. “Janë pajisur me leje legalizimi pranë Drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t 212 objekte dhe po vazhdojnë procesin e hipotekimit pranë zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, 244 objekte janë në proces të përfundimit të procedurave për legalizim”, tha drejtori i Përgjithshëm i ALUZINI-t Ardian Kollozi. Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, theksoi se procesi i hipotekimit ka hasur probleme, por ajo çka paraqet rëndësi, është vullneti i të dyja institucioneve, për ta përfunduar këtë proces. “Procesi i hipotekimit është prioritet kryesor i Bashkisë së Tiranës. Siç kemi deklaruar, Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces, si ZRPP dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale”, tha Tabaku. Për të mundësuar përfundimin e procedurave dhe përshpejtuar procesin e legalizimit, Bashkia e Tiranës ka vendosur në shërbim të  subjekteve të gjithë dokumentacionin që gjendet në arkivën teknike të Bashkisë. Kreu i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi tha  se grupet e punës do të vijojnë të jenë intensivë dhe “agresivë”,  në këtë sipërmarrje. “Për ne, procesi i legalizimit është prioritar, është i jashtëzakonshëm, duhet përmbyllur brenda  afatit që kemi shpallur, ndaj edhe njëherë shfrytëzojmë këtë prononcim, për t’u bërë thirrje të drejtpërdrejtë këtyre subjekteve, të marrin pjesë”, tha Kollozi.

Shifrat
456 objekte me shtesa pa leje

212 objekte vazhdojnë procesin e hipotekimit

244 objekte janë në përfundim të procedurave për legalizim

76 subjekte në listën e zezë të Bashkisë

ZIRINA LLAMBRO

Aktualisht në listën e zezë janë dhe 19 subjekte, 13 prej te cilave nuk kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me leje përdorimi dhe 6 të tjera nuk kanë aplikuar për hipotekim. Sipas nënkryetares së Bashkisë Jorida Tabaku, marrëdhëniet me këto subjekte do të jenë të kufizuara, derisa të plotësojnë detyrimet ligjore. “Në momentin e parë që këto subjekte do kenë akses te strukturat e Bashkisë, Drejtoria e Tatimeve ose në Zyrën e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës këto subjekte do të identifikohen dhe do të vendosen në kontakt me zyrën e ALUIZNI-t. Ne do të bëjmë maksimumin, që çdo qytetar i Tiranës të përfitojë nga ky proces dhe të mos mbetet peng i askujt”, tha Tabaku.
Shtesa pa leje
Në total janë 456 objekte të tjera të cilat janë identifikuar nga Task-Force e ngritur në bashkëpunim me ALUZINI-n, si shkelëse të lejes. Për shtesat e ndërtuara mbi lejet e ndërtimit ka nisur procesi i legalizimeve. “Janë pajisur me leje legalizimi pranë Drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t 212 objekte dhe po vazhdojnë procesin e hipotekimit pranë zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, 244 objekte janë në proces të përfundimit të procedurave për legalizim”, tha drejtori i Përgjithshëm i ALUZINI-t Ardian Kollozi. Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, theksoi se procesi i hipotekimit ka hasur probleme, por ajo çka paraqet rëndësi, është vullneti i të dyja institucioneve, për ta përfunduar këtë proces. “Procesi i hipotekimit është prioritet kryesor i Bashkisë së Tiranës. Siç kemi deklaruar, Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces, si ZRPP dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale”, tha Tabaku. Për të mundësuar përfundimin e procedurave dhe përshpejtuar procesin e legalizimit, Bashkia e Tiranës ka vendosur në shërbim të  subjekteve të gjithë dokumentacionin që gjendet në arkivën teknike të Bashkisë. Kreu i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi tha  se grupet e punës do të vijojnë të jenë intensivë dhe “agresivë”,  në këtë sipërmarrje. “Për ne, procesi i legalizimit është prioritar, është i jashtëzakonshëm, duhet përmbyllur brenda  afatit që kemi shpallur, ndaj edhe njëherë shfrytëzojmë këtë prononcim, për t’u bërë thirrje të drejtpërdrejtë këtyre subjekteve, të marrin pjesë”, tha Kollozi.
© Panorama.al

Te lidhura