Bashkia e Tiranës pezullon 67 ndërtime pa leje

Aug 2, 2011 | 13:21
Zedhenesja, Anila Bisha

Bashkia e Tiranës njoftoi sot pezullimin e një numri të konsiderueshëm ndërtimesh pa leje. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Bashkisë, Anila Bisha tha se gjatë këtyre ditëve Bashkia e Tiranës ka evidentuar dhe më pas pezulluar në total 67 ndërtime pa leje. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të kryeqytetit që të distancohen dhe të denoncojnë rastet e ndërtimeve pa leje.

“Mos ndërtoni pa leje, nuk do të tolerohen, në çdo rast përgjegjësit do të ballafaqohen me ligjin”- tha zëdhënësja e Bashkisë.

Bashkia ka vënë në dispozicion të çdo kujt edhe një numër telefoni ku mund të denoncohen të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje.

Zëdhënësja tha se, Bashkia i fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ndërtimeve pa leje në këtë numër telefoni; 2419465.

© Panorama.al

Te lidhura