TIRANE- Bashkia e Tiranes shton mundesite per trajtimin e nxenesve te shkollave profesionale. Dyzet nxënës të shkollës Teknike – Elektrike “Gjergj Canco” po zhvillojnë për 3 muaj, stazhin e punës pranë Ndërmarrjes numër 2 të Bashkisë së Tiranës.
Gjatë periudhës së stazhit, këta të rinj paguhen me 80 dollarë, kjo mundësuar falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe BB.
Kryetari i Bashkise së Tiranës Lulzim Basha, ka parë nga afër punën që po kryenin këta nxënës në rrugën “5 Maji”, ku së bashku me punonjësit e Ndërmarrjes numër 2, po rehabilitojnë infrastrukturën e ndriçimit publik.do të kenë mundësi të kryejnë stazhin në profesionet e tyre.
“Kjo është një mundësi shumë e mirë për punësim e të rinjve dhe në këtë kuadër ndërmarrja nr 2 që merret me ndriçimet, kanalizimet i ofron 40 nxënësve të shkollës së mesme profesionale mundësinë për stazh që do të jetë në 3 faza: 1 njohja e veprimtarisë së ndërmarrjes; 2. punën në terren; 3. shanset për karrierë”- tha Basha.
Sipas tij, kompania e cila merret me ndriçimet do t’u ofrojë 5 prej tyre vende pune në këtë kompani.
“Nevojat e mëdha që ka sot tregu i punës të përmbushen me mënyën më të denjë nga profesionalistë dhe specialistë. Tirana nuk do të harrojë që ka një vlerë akute për një sërë porfesionalistësh si elektriçistë, hidraulik etj.” tha Basha.
© Panorama.al











