Bashkëpunim me Kosovën për të dhënat personale. Ky ishte fokusi i takimit me delegacion e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, i cili realizoi një vizitë në vendin tonë. Flora Çabej (Pogaçe), komisionere për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nënvizoi angazhimet e ndërmarra, hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore, ngritjen e sistemit të regjistrimit on line dhe fillimin e procedurave të shqyrtimit të njoftimeve dhe regjistrimit të tyre, veprimtarinë e përgjithshme të hetim-inspektimit si dhe vazhdimësinë e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për mbarë publikun e gjerë.











