Basha:Zhvillimi vjen nga pragu i derës së qytetarit

Jul 20, 2012 | 14:08
Basha gjate perurimit te rruges

Bashkia e Tiranë ka përuruar sot përfundimin e rikonstruksionit të rrugës përgjatë Shinave të Trenit, në Laprakë, një segment me gjatësi 940 metra, financim i qeverisë, në partneritet me Bashkinë me një vlerë prej 500 milionë lekësh.

Sipas Kryetarit të Bashkisë z. Lulzim Basha, ky investim dhe të tjera që kanë nisur me buxhetin e Bashkisë së Tiranës, dëshmojnë vëmendjen ndaj kësaj zone të lënë pas dore dhe në harresë, për një kohë të gjatë.

Kryebashkiaku shprehi edhe njëherë angazhimin e tij, që zhvillimi i qytetit të nisë nga pragu i derës së qytetarit. Ai theksoi se, ndryshimi nuk mund të vijë brenda ditës, por në bashkëpunim me qytetarët do të zbatohen projektet e parashikuara, të cilat do të përmirësojnë jetën e çdo qytetari.

I pranishëm në përurim ishte edhe deputeti i zonës, njëherësh Ministër i Kulturës,  Aldo Bumçi.

Bumçi falenderoi Bashkinë e Tiranës, pasi sipas tij, brenda vitit të parë kemi investime në ujësjellës, infrastructure, investime këto që I bëjën qytetarët të ndihen të barabartë me të gjithë të tjerët.

 

© Panorama.al

Te lidhura