Lulzim Basha betohet si kryebashkiak i Tiranës

Jul 25, 2011 | 15:00

TIRANE- Lulzim Basha, kryetari i ri i bashkise se Tiranes ka bere betimin para keshillit bashkiak, duke nisur keshtu zyrtarisht detyren e re.

Ne te parin fjalim te mbajtur  ne sallen e Keshillit, Basha ka garantuar mbajtje te premtimeve, duke shpalosur programin e 100 diteve te para ne krye te Bashkise se Tiranes.

Ai ka premtuar perkushtim kryeqytetasve, pavaresisht komunitetit qe i perkasin, perkatesive dhe bindjeve politike dhe pavaresisht nese e kane votuar apo jo.

Basha ka falenderuar gjithë zgjedhësit për privilegjin e jashtëzakonshëm që i dhanë. “Pres me kënaqësi të punojmë së bashku dhe sot dua të ritheksoj përkushtimin për të bashkëpunuar pavarësisht bindjeve partiake. Nëse dikush ka ide të mirë për zhvillimin e  qytetit nuk ka rëndësi se nga kush vjen ideja. E rëndësishme është të punojmë së bashku, ndaj ju siguroj se administrata ime do të jetë gjithpërfshirëse ku cdo parti do të gjejë përfaqësim. Ne nisim rrugëtim të ri, për të ndërtuar Tiranën që duam, fillojmë punën për përmbushjen me sukses të këtij misioni”- tha ai.

Basha ka pranuar se gjërat nuk ndryshojnë brenda ditës, por ka garantuar se ndryshimi vjen më shpejt nëse punohet së bashku.

Sipas tij, edhe pse procesi zgjedhor në Tiranë zgjati, ai ia vlejti, sepse ishte shumë i rëndësishëm që cdo votë të numërohej dhe zëri i qytetarëve të dëgjohej.

Basha ka theksuar se  kjo fushatë ishte vetëm për qytetarët, as për të e as për kundërshtarin e tij, Rama.

“Ju siguroj se me përkushtim do t’u dëgjoj në këtë rrugëtim. Pa dëgjuar zërin askush nuk mund tu shërbejë, e tu bëjë pjesë të bashkëqeverisjes. Këtë të mërkurë do të hap dyert për të gjithë qytetarët dhe do të rri deri sa të jem takuar me të gjithë ata që duan. Nga e premtja tjetër do të realizoj një nga premtimet për të përcaktuar orare zyrtare për takim me qytetarët, ku ju të bashkëbisedoni për problemet tuaja. Gjatë administratës sime bashkia do të jetë e hapur për të gjithë”- tha ai.

Ai ka bërë apel forcave politike që të punojnë së bashku për interesat e qytetarëve, pasi ato vijnë të parat. “Në drejtimin tim bashkia do punojë për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe këtu nuk ka vend për luftë politike. Është koha për qeverisje dhe jo fushatë, përkushtim për zhvillimimin e gjithanshëm”- tha ai.

Basha ka numëruar programin e 100 ditëve të para të punës, që do të nisë me  ngritjen e strukturave për mbrojtjen e konsumatorit, me politikat për punësimin, për nxitjen e biznesit, me nisjen e procesit për planin urbanistik dhe ndërhyrjet e para urbane, me lehtësimin e trafikut në qendër, adoptimin për hipotekimin e banesave të pahipotekuara, vendosjen e sistemit të ri të financave të bashkisë, eleminimin e 60 lloje të taksave, hartimin e paketës së re fiskale dhe sistemin elektronik për shpenzimet e bashkisë.

Pas betimit te anetareve te rinj te keshillit bashkiak, zgjedhjes se Njazi Kosovrastit si kryetari i ri i Keshillit Bashkiak te Tiranes dhe nenkryetarit, Zamir Ndroqi, eshte bere betimi i kreut te ri te bashkise, Lulzim Basha.

Ai eshte futur ne bashki ne oren 13.18 minuta, pritur me duartrokitje dhe brohoritje nga shume simpatizante, qe kishin rrethuar bashkine.

Ne sallen e mbledhjes ka mberritur ne oren 13.00 trojka e ambasadoreve, te cilet do te jene te pranishem ne kete proces te rendesishem.

 

© Panorama.al

Te lidhura