Basha prezanton nënkryetarin tjetër, Panariti

Jul 27, 2011 | 13:28

TIRANE- Kreu i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka prezantuar sot nenkryetarin tjeter te bashkise, Edmond Panariti. Gjate prezantimit te tij para mediave, Basha e vleresoi ate si nje personat e pakët me eksperiencë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

“Edmond Panariti do të jetë në postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai është një nga personat e pakët në Shqipëri dhe rajon që gëzon eksperincë menaxheriale në fushën e mbrojtjes së konsumatorit. Në detyrën e tij të re do fokusohet në këtë aspekt kaq të rëndësishëm për qytetarët e Tiranës. Është një punë e jashtëzakonshme që do gjithashtu përpjekje serioze”, tha Basha, gjate prezantimit te Panaritit.

Panariti ka deklaruar se ne programin e 100 diteve te para do të ngrihet agjencia për mbrojtjen e konsumatorit. “Mbrojtja e konsumatorit është problem emergjent, do krijohet agjencia për mbrojtjen e konsumatorit brenda 100 ditëve”, tha Panariti.

Panariti eshte pjese e Lëvizjes Socialiste për Integrim, forca e dytë e koalicionit të djathtë.

© Panorama.al

Te lidhura